Tragjedi në Itali/ Autobusi përplaset me disa mjete, 5 të vdekur dhe 27 të plagosur

2026-08-02 19:21:00 / BOTA ALFA PRESS
Tragjedi në Itali/ Autobusi përplaset me disa mjete, 5 të vdekur

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Italinë këtë të diel, ku si pasojë kanë humbur jetën 5 persona dhe janë plagosur 27 të tjerë.

Sipas mediave italiane, në aksident janë përfshirë një autobus, një kamper dhe tre automjete. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë shtetërore në kufirin mes rajoneve Lazio dhe Umbria.

Shërbimi i urgjencës bëri të ditur se tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me helikopter drejt spitaleve, ndërsa 24 persona të tjerë, me lëndime të lehta dhe të moderuara, janë dërguar në qendra të ndryshme spitalore.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë forcat e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia, të cilat kanë zhvilluar operacionet e shpëtimit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Po ndodh...

ide

top