Nuk ndale Rama me kërcënime: Kush merr pjesë në protesta do gjobitet me 5 milion lek

2026-10-25 11:40:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama: Ja gjoba për ata që marrin pjesë në protesta të

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike masat e reja që parashikohen për organizimin e tubimeve, ku përfshihen kufizime pranë objekteve të ndjeshme, si shkollat, spitalet dhe objektet e kultit. Sipas ndryshimeve të prezantuara, policia do të ketë mundësinë të kufizojë zhvillimin e tubimeve në këto zona për një periudhë deri në 72 orë.

Pjesë e paketës janë edhe masat ndaj personave që publikojnë në rrjetet sociale thirrje për dhunë. Në një fazë të parë, atyre do t’u kërkohet të fshijnë postimet, ndërsa, kur të jetë e nevojshme, do t’u ofrohet edhe mbështetje psikologjike. Në rast se nuk zbatohet kërkesa, policia mund të nisë procedimin penal, në bazë të veprave penale të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu që fshehja e identitetit gjatë tubimeve të trajtohet si vepër penale, duke iu referuar modelit francez.

Sa i përket sanksioneve financiare, për mosbindjen ndaj urdhrave të policisë parashikohen gjoba nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë. Ndërkohë, personat që fshehin identitetin edhe pas urdhrit për shpërndarjen e tubimit rrezikojnë një gjobë prej 500 mijë lekësh të reja. Për bllokimin e qarkullimit, masa e parashikuar është 5 mijë lekë gjobë për çdo pjesëmarrës.

Po ndodh...