Incinerators file, former socialist MP appears in GJKKO

2026-05-19 11:23:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Incinerators file, former socialist MP appears in GJKKO

Këtë të martë, ish-deputeti i PS Alqi Bllako është paraqitur në GJKKO. Bllako është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij.

Më 11 mars, Bllako u dënua me 4 vite burg nga GJKKO për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuante 2 vite e 8 muaj burg për çështjen e inceneratorëve.

Sipas SPAK, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë shumën prej rreth 120 mijë eurosh nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të shoqërisë koncesionare, për blerjen e një pajisjeje për aktivitetin tregtar të babait të tij, një fabrikë birre në Ersekë.

 

Happening now...

ideas