Kundërshton paraburgimin, Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë

2025-06-14 21:57:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Kundërshton paraburgimin, Veliaj bën rekurs në Gjykatën e
Gjykata e Lartë regjistron rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër vendimeve gjyqësore, që e kanë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Relatore e çështjes është  përzgjedhur gjyqtarja Albana Boksi.

Që prej 10 shkurtit, Veliaj ndodhet në qeli dhe po hetohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash, mos deklarim ose fshehje pasurie, si dhe futja e sendeve të paautorizuara në ambientet e paraburgimit.

Në hetim nga Spak është edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa e cila ndodhet me masë sigurie detyrim paraqitje. Po me këtë masë janë duke u hetuar edhe 5 biznesmenë të tjerë.

 

Happening now...

ideas