Listat e PS-së/ Naço dhe Duraj tërhiqen nga gara, ish-deputeti i PD-së i bashkohet Ramës

2025-03-12 18:14:14 / POLITIKË ALFA PRESS

Listat e PS-së/ Naço dhe Duraj tërhiqen nga gara, ish-deputeti
Janë zbardhur detaje të reja nga listat e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ku Edi Rama po zhvillon takime me drejtuesit politik dhe më pas emrat e kandidatëve do të miratohen edhe nga Kryesia.

Burime për mediat bëjnë me dije se Nasip Naço, Klevis Xhoxhi dhe Laert Duraj janë tërhequr nga gara, duke mos pranuar që të garojnë në listë të hapur, teksa më herët e njëjta gjë është konfirmuar edhe për Petro Koçin.

Ndërkohë, mësohet se ish-deputeti i PD-së Alban Zeneli i është bashkuar Edi Ramës. Burime bëjnë me dije se ai do të garojë në listën e hapir të PS-së në Qarkun e Kukësit.

 

Happening now...