“Po na vjen sherifi”, Rama për La Civita: Ku gjenden gjithë ato para për këta lloj turistësh

2025-04-01 10:48:25 / POLITIKË ALFA PRESS

“Po na vjen sherifi”, Rama për La Civita: Ku gjenden

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e Sali Berishës, i cili gjatë një konferencë për shtyp, deklaroi se konsulenti amerikan i PD-së, Chris LaCivita do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe sipas tij, “Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë”.

Rama u shpreh se La Civita, të cilit iu drejtua si “sherifi”, është i mirëpritur, por kreu i qeverisë ngriti pikëpyetje se “këta turistët që marrin kaq shumë para dhe s’i i marrin”.

“Po na vjen dhe sherifi”, deklaroi Rama, duke theksuar “Bujrum të vijnë”.

Ndërkohë, shtoi Kryeministri, më 11 maji në fakt do duken qartë dhe pastër që të gjitha gjërat.

“Pse filloi që tani, para votimeve rroga minimale 500 mijë, pse në 2026? Apo sa të kalojnë votimet”. Tomorri prap. Tomorr, këtu nuk ka lidhje fare me votimet kjo i dashur, hiç, zero. Zero. Ne nuk kemi bërë asgjë për votimet në kuptimin asgjë nga ato që unë kam thënë kur parashtrova piketat, dhe prandaj i quajta dhe piketa të programit tonë qeverisës. Nuk është bërë për votimet miku im. Asgjë. Zero. Zero.

Është i gjithë programi ynë qeverisës.  Ne punojmë me program. Ne kemi kalendar. Ne kemi ato 300-ditëshat e brendshëm që çdo 300 ditë, të rinovohet programi, çdo ministri, çdo ministër, çdo ekip, çdo institucion i pavarur, në kuptimin institucion i veçantë që varret nga kryeministria, AKSHI, Kadastra tjetri, tjetri kanë programet e tyre, kështu që është program permanent qeverisja.

Nuk është muhabet kënete që hajde po mblidhemi, po bëjmë një program po marrim dhe sherifin. Po na vjen dhe sherifi. Turistë, janë të gjithë të mirëpritur të vinë, po këta turistët që marrin kaq shumë para dhe s’i i marrin është një pyetje më vete. Ku gjenden gjithë ato para për këta lloj turistësh, megjithatë të vijnë. Bujrum, të vijnë. Ja erdhi dhe 11 maji në fakt, dhe aty do duken qartë dhe pastër që të gjitha gjërat”, tha Rama.

Happening now...