PS feston 35 vjetorin në Pallatin e Kongreseve në orën 17.00; protestuesit dalin te kryeministria për Zvërnecin në orën 18.00

2026-06-02 14:03:17 / POLITIKË ALFA PRESS

PS feston 35 vjetorin në Pallatin e Kongreseve në orën 17.00;

Dy aktivitete që nuk rrinë rehat me njëra tjetrën. Socialistët do të mblidhen sot në orën 17.00 në Pallatin e Kongreseve për të festuar 35 vjetorin e themelimit të partisë. Janë ato ceremonitë ku shpërndahen certifikata për kontributorët nëpër vite, e pasi këto aktivitete kanë përfunduar në rrethe, po kulmojnë në Tiranë, ku pritet të jetë edhe kryetari i PS Edi Rama që do të mbajë fjalën përshëndetëse.

Por ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar grumbullimin e radhës që pritet të jetë në orën 18.00 po në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kulmuar pak më vonë në sheshin përballë kryeministrisë.

Jashtë në shesh protestuesit; Brenda në sallë, socialistët. Në sallë do të thuren lavde për qëndresën e socialistëve; jashtë sallës do të protestohet pikërisht për vendimet e qeverive socialiste. Dy realitete thuajse në të njëjtën kohë, me dinamika që veç në Shqipëri prodhohen.

 

Happening now...

ideas