Zgjedhjet te Reali i Madridit komplikojnë kthimin e Jose Mourinhos, tani Benfica kërkon 15 milionë euro

2026-06-02 15:03:33 / SPORT ALFA PRESS

Zgjedhjet te Reali i Madridit komplikojnë kthimin e Jose Mourinhos, tani

Rikthimi i Jose Mourinhos në pankinën e Realit të Madridit dukej se ishte thjesht një çështje njoftimesh zyrtare, por tani rruga që do të risillte Special One në Bernabeu duket më e ngushtë; shkak për këtë janë zgjedhjet për postin e presidentit të Los Blancos dhe kërkesa e Benficas për 15 milionë euro.

Një frenim që erdhi në radhë të parë nga njoftimi për zgjedhjet presidenciale të bërë nga Florentino Perez në mënyrë surprizë në 12 maj. Mourinho është kandidati i zgjedhur nga presidentin aktual i Realit të Madridit për të marrë vendin e Alvaro Arbeloas. Por nëse zgjedhjet që do të mbahen në 7 qershor i fiton Enrique Riquelme, sipërmarrësi 37 vjeçar  në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe rivali i Florentino Perez, e ardhmja e Realit do të merrte një tjetër kthesë

Paradoksi është se sipas ‘The Athletic’, marrëveshja me Mourinhon, një kontratë 3 vjeçare është firmosur në 16 maj, ndërkohë që prezantimi zyrtar është parashikuar të bëhet në 25 qershor. Planet i prishi kandidatura e Riquelme që u paraqit në 23 maj, një ditë përpara skadencës së afatit prej 2 javësh për ta bërë këtë. Nëse asnjë lkandidat tjetër nuk do të paraqitej, Florentino Perez do të shpallej fitues. Për këtë arsye, kthimi i Jose Mourinho është lënë përkohësisht pezull.

Dhe kjo vonesë mund t’i kushtojë shumë dshtrenjtë Realit të Madridit. Në kontratën e Mourinhos me Benfica ishte një klauzolë e zgjidhjes së saj prej 6 milionë eurosh. Por ky opsion ishte i vlefshëm vetëm për një periudhë kohë; 10 ditë pune pas përfundimit të sezonit, deri në 29 maj. Tani që ky afat ka kaluar, kostoja e lirimit të luzitanit është rreth 15 milionë euro dhe nga Portugalia vijnë zërat se Benfica nuk është disponibël për të negociuar këtë shifër.

Nuk është e qartë se Perez synon të bëjë të ditur rikthimin e Mourinhos në fushatën e tij elektorale, një strategji që mund ta ndihmojë të fitojë të tjera vota. Ndërsa Riquelme ka thënë se nëse ai zgjidhet president do të sjellë Raul Gonzales në rolin e drejtorit sportiv. Kush do të fitojë, gjithçka do të vendoset në 7 qershor.

 

Happening now...

ideas