"What did you say about Erioni, what did you say?"/ Balla-Shehajt: Oh Goni, you forgot when Veliaj visited your business, manhood is not just about wearing pants

2026-02-03 15:17:55 / POLITIKË ALFA PRESS
"What did you say about Erioni, what did you say?"/ Balla-Shehajt: Oh

Seanca plenare e kësaj të marte është shoqëruar me tensione që prej nisjes së saj. Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla i cili është përplasur me opozitarët.

Pas Jozefina Topallit, ai u “kap” dhe me kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili nga foltorja e Kuvendit akuzoi kryeministrin Edi Rama për presionin që i ushtron sipas tij sistemit të drejtësisë.

Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, Shehaj kujtoi dhe arrestimin një vit më parë të kryebashkiakut Erion Veliaj pikërisht në zyrën e këtij të fundit.

E pas fjalës së Shehajt, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ballës i cili risolli në vëmendjen e qytetarëve, por dhe të deputetëve të pranishëm në sallë, kohën kur Shehaj mbështetej nga Veliaj, i cili asokohe mbante postim e Ministrit të Mirëqenies Sociale.

Taulant Balla: Si the për Erion Veliajn? Si the

Agron Shehaj: E morën zvarrë nga zyra me 8 akuza për korrupsion dhe e çuan në burg. Do të vijë radha dhe ty

Taulant Balla: Si thoshte Erioni për ty? Histori suksesi, Goni, na erdhi Goni, na ka hapur, ka ardhur këtu për të sjellë modelin, nuk po shpik. Po i referohem lajmeve publike të një vizite që ministri për Mirëqenien Sociale ka bërë në biznesin e një sipërmarrësi që kishte ardhur. Burrëria nuk është kusht vetëm të veshësh pantallona, se mund të veshësh pantallona dhe, ti aoër fatin tënd të keq ashtu sikur ke hyrë në këtë sallë në 2017, ta kam thënë shpesh, se ma kanë thënë ata që të sollën, nuk bëhesh dot politikan o Agron duke paguar para për tu bërë deputet dhe duke bërë bust postimet në facebook. Ngele këtu, ngele duke paguar lekë dit për dit. Shko. Shko.

Agron Shehaj: Janë lek gjaku

Taulant Balla: S’ke faj se ti lek gjaku i ke se je i vetmi që paguhesh me buxhet shteti. Kam të drejtë Jozefina këtu, mos u nxeh ti se e kisha për Lulin.

Happening now...

ideas