The January transfer window is closed, time for balance! Who spent the most?

2026-02-03 16:04:06 / SPORT ALFA PRESS

The January transfer window is closed, time for balance! Who spent the most?

Të hënën e 2 shkurtit u mbyll merkatoja e transferimeve e muajit janar dhe si gjithnjë, në raste të tilla bëhet edhe një bilanc dhe klasifikim. Cili kampionat ka shpenzuar më shumë në këtë sesion të merkatos?

Përgjigjja tashmë dihet; edhe këtë vit, Premier League u konfirmua si turneu më i pasur në botë. Sipas të dhënave të ‘Transfermarkt’ kampionati anglez ka shpenzuar mbi 450 milionë euro në merkaton e janarit dhe skuadra që ka investuar më shumë është pikërisht Manchester City që për blerjen e Semenyo dhe lojtarëve të tjerë shpenzoi 100 milionë euro

Surpriza në këtë pikë, është se pas Premier League, kampionati që ka investuar më shumë në merkaton e janarit është Serie A me mbi 240 milionë euro duke lënë pas të gjithë kampionatet e tjerë evropiane e madje edhe atë arab që në këtë muaj u mjaftua me vetëm 93 milionë euro të shpenzuara. Podiumin në këtë klasifikim të veçantë e plotëson kampionati brazilian me 201.6 milionë euro të shpenzuara për blerje futbollistësh në këtë muaj.



Happening now...

ideas