Egnatia i bën “nder” Rei Manajt, rikthehet sulmuesi i Kombëtares

3 Shkurt 2026, 15:31 / SPORT ALFA PRESS
Egnatia i bën “nder” Rei Manajt, rikthehet sulmuesi i

Rei Manaj është zyrtarisht lojtar i Sivasporit. Sulmuesi i Kombëtares është prezantuar pikërisht sot me kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

Prezantimi sot lidhet edhe me kalimin e Benjamin Kimpiokas nga Sivaspori te Tondela. Sulmuesi suedez i dha mundësinë klubit turk, që të federojë Manajn si lojtar të huaj.

Vetë Tondela e mori ish-sulmuesin e Sivasporit, pas largimit të Alfonso Rodriges tek Egnatia. Kampionët e Shqipërisë e prezantuan lojtarin portugez vetëm disa ditë më parë.

“Sivaspori ynë që po vazhdon punën për përforcime në afatin kalimtar të mesit të sezonit, ka nënshkruar kontratë 3.5-vjeçare me futbollistin e Kombëtares shqiptare, Rei Manaj.

Rei Manaj, i cili mbërriti në Sivas, firmosi kontratën zyrtare që e lidh sërish me ngjyrat bardhekuq, në ceremoninë e nënshkrimit me pjesëmarrjen e presidentit të klubit tonë, Burak Ozçoban, dhe bordit drejtues.

Rei Manaj, i lindur më 24 shkurt 1997 në qytetin e Lushnjës së Shqipërisë, e ka nisur futbollin në akademinë e klubit të njohur italian Inter. Gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Piaçenza, Kremoneze, Sampdoria, Inter, Peskara, Pisa, Granada, Albasete, Barcelona B, Barcelona, Specia, Uatford, Sivaspor si dhe klubit Sharjah FC nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rei Manaj ka veshur gjithashtu fanellën e Kombëtares A të Shqipërisë dhe ka marrë pjesë në disa ndeshje zyrtare me ekipin kombëtar.

Më parë, duke treguar një performancë të suksesshme me fanellën e Sivasporit, Rei Manaj ka regjistruar 34 gola dhe 7 asistime në 63 ndeshje zyrtare të zhvilluara me ekipin tonë bardhekuq”.

Po ndodh...