Meta-Lamallarit: ‘Diella’ e Drejtësisë, pjellë e AKSHI-t. Në burgje vdesin qytetarë për mungesë trajtimi! Dje ikën 42 herë dritat, ka vetëm 3 orë ujë në ditë
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga burgu i është përgjigjur ministrit të drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili në Parlamenti tha ndër të tjera se “nuk ka patur persekutim politik për Ilir Metën”.
Me anë të një postimi në Facebook, ish presidenti i Republikës e ironizon duke e quajtur “Diella” e Drejtësisë.
Meta ngre shqetësimet dhe problematikat me të cilat përballen të burgosurit, si mungesa e dritave, ujit apo edhe shërbimeve shëndetësore.
“Dëgjova “Diellën” e Drejtësisë që fliste për situatën në burgje dhe meqë nuk e di po e njoftoj që vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV “Jordan Misja”, jo vetëm për mua, por për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur që ndodhen këtu.
A e di “Diella” e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?
A e di “Diella” e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?
A e di “Diella” e Drejtësisë që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit, as ushqimin, as trajtimin që meritojnë sipas ligjit?
E ç’mund të presësh nga “Diellat”?
Ato janë pjellë e AKSHI-t, simbolit të korrupsionit skizofrenik”, shkruan Meta.
Ndërsa sa i takon respektimi të të drejtave të tij, Meta thekson “dua t’u kujtoj të gjithë qytetarëve që akoma nuk më kanë dorëzuar të zbardhur, as mua, as avokatit tim, vendimin e 2 korrikut 2025, të dënimit tim të dytë nga IEPV “Jordan Misja” për lirinë e fjalës”.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128