Kunati i Arben Ahmetajt shkon në SPAK

3 Shkurt 2026, 14:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kunati i Arben Ahmetajt shkon në SPAK

Enis Hoxha, ish-nëndrejtor i Hipotekës, është paraqitur sot në SPAK. Hoxha, kunati i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, u pa duke dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Kujtojmë se Arben Ahmetaj, ndodhet në arrati, ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e tij.

Ndaj Ahmetajt ka disa çështje të hapura, si për inceneratorët, por dhe për çështjen e privatizimit të fabrikës së miellit. SPAK e ka marrë të pandehur ish-numrin dy të qeverisë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë Lekëve.

 

Po ndodh...