EMRI/ E fshehur në pjesët intime, të dënuarit i zbulohet drogë në burgun e Fierit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë me dije së fundmi se në burgun e Fierit një shtetas i identifikuar si Sajmir Perpalaj ka tentuar që t’i futë familjarit të tij një sasi kokaine.
Mësohet se këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik që i është ushtruar, iu konstatua një sasi e dyshuar lënde narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se Perpalaj kishte shkuar për të zhvilluar një takim me të dënuarin Aleksandër Mehmetaj. Si rrjedhojë policia ndaloi shtetasin Sajmir Perpalaj, ndërkohë që në dhomën ku qëndron i burgosuri Mehmetaj janë ushtruar kontrolle, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve procedurale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë brenda institucionit.
“Në IEVP Fier, gjatë ushtrimit të kontrollit fizik (trupor) në ambientet e dhomës së kontrollit, shtetasit S. P. iu konstatua një sasi e dyshuar si lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi S. P. ishte paraqitur për të zhvilluar një takim me të dënuarin e sigurisë së zakonshme A. M., i akomoduar në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C. Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.
Ndërkohë, në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C, po ushtrohet kontroll i plotë për sende të ndaluara, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve procedurale”, thuhet në njoftimin e bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
