Nuk jepen ilaçe me rimbursim, pacientët pa barna për shkak të çmimeve. Farmacistët: Është bërë ndërhyrje arbitrare

Kaosi i krijuar në tregun farmaceutik për shkak të ndryshimit të çmimeve të barnave në ulje e në disa me rritje të çmimeve konfirmohet nga Urdhri i Farmacisteve i cili e konsideron ndërhyrje arbitrare nga ana e Fondit ku pasojat po i vuan pacienti që nuk po merr barna te rimbursueshëm këto dite, pasi barra e uljeve të çmimeve bie mbi farmacistët .
Kur ekzekutojnë receta me rimburism farmacistët përballen me një ulje drastike të çmimeve në sistem por që nuk është reflektuar në depot farmaceutike pasi ulja nuk është aplikua në të gjithë sistemin. Sikundër duket qartë në këtë komunikim ndërmjet farmacisë dhe depos.
“Urdhri i farmacisteve nuk po e marrim vesh është indeksim, është abuzim gafe? Sepse nuk jemi informuar për këtë”, u shpreh Dëfrim Goma.
Për një muaj pritet të dalë lista e re e barnave të rimbusueshme dhe kjo pritet të krijojë një tjetër ngërç deri në mungesë barnash në listën e rimësimit pasi komisioni i vlerësimit të barnave ka vendosur çmimet me të cilat duhen importuar barnat nga kompanitë farmaceutike.
“Nuk mund te imponosh sepse ata nuk kane interes për një treg”, tha Dëfrim Goma.
Kreu i urdhrit të farmacisteve thotë se ka me dhjetëra barna të cilat kompanitë nuk i sjellin më në tregun shqiptar për këtë arsye.
Në një reagim të sotëm Ministria e Shëndetësisë nuk pranon se ka rritje të çmimit të barnave por vetëm ulje të alternativave të vetme që sipas saj është bërë konform ligjit por nuk sqaron pse ulja nuk është aplikuar në të gjithë zinxhirit farmaceutik, kush emër përsipër dënimin e krijuar për stokun në mënyrë të zhbllokohet situata dhe pacientet të marrin barna me rimburism./Top Channel
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




