Jepen 33 masa sigurie për mbetjet e “Kurum” në kontejnerë/ Aksion për arrestime, mes tyre zyrtarë dhe drejtues të kompanisë

3 Shkurt 2026, 16:06 / AKTUALITET ALFA PRESS
Jepen 33 masa sigurie për mbetjet e “Kurum” në

Një operacion i përbashkët i Policisë së Durrësit dhe Tiranës është zhvilluar për zbatimin e masave të sigurisë të firmosura nga gjykata në lidhje me çështjen e mbetjeve të kompanisë “Kurum”.

Raportohet se janë firmosur gjithsej 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë çështje, mes të cilëve janë edhe drejtues të “Kurum”.

Nga këto, 26 masa janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa janë “arrest shtëpie”. Arrest shtëpie është përcaktuar Arta Dollani, ish-drejtoreshë e AKM.

Masa sigurie janë lëshuar edhe për biznesmenë dhe zyrtarë të AKM dhe Doganave.

Po ndodh...