
Takimi i Komitetit të BE, Gonzato: Duhet të kryhet monitorimi i qeverisë! Një shoqëri civile aktive është jetike!

Ambasadori i BE Silvio Gonzato, ishte sot i pranishëm në takimin Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, një hap i rëndësishëm ky në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë
Gonzato: "Një shoqëri civile aktive është jetike që qytetarët të kenë ndikimin e duhur dhe të marrin në dorë të mirat e reformave që sjellin anëtarësimin.
Duhet të mos harrojmë që përgjegjësia e shoqërisë civile është të jetë sa më afër qytetarëve. Por një shoqëri e tillë civile duhet të ketë edhe monitorimin e qeverisë, pasi luan një rol të rëndësishëm për kontrollin dhe krijimin e ekuilibrave.
Qeveria dhe Kuvendi kanë marrë disa angazhime që kanë synim krijimin e një hapësire të duhur për qytetarët, duke përfshirë edhe një klimë tatimore më të favorshme dhe menjë kuadër më të favorshëm për ata që duan të punojnë si vullnetarë.
Qeveria e Shqipërisë me ndihmën e BE ka kryer vlerësimin e strategjive për bashkëpunimin me shoqërinë civile, ka ardhur koha që qeveria të ndajë rezultatet e këtij vlerësimi që më pas në të kryejmë rekomandimet".

Rama-Berisha Bazaar, opposite Lulzim Basha!
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128