Zgjedhjet në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë/ Rizgjidhen kryetarët aktualë

2026-04-26 20:11:40 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë/

Sot janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar në degët e Partisë Demokratike në Maliq dhe Kolonjë, ku në të dyja rastet janë rizgjedhur drejtuesit aktualë.

Në degën e Maliqit, në garë ishin dy kandidatë, Jani Rovari dhe Nevjon Kodrasi. Në këtë proces morën pjesë 604 votues. Në përfundim të numërimit, Nevjon Kodrasi arriti të sigurojë 458 vota, duke u rizgjedhur sërish në krye të kësaj dege, ndërsa rivali i tij, Jani Rovari, mori 139 vota.

Ndërkohë, në degën e Partisë Demokratike në Kolonjë, garuan Viktor Duro dhe Nikolla Papajani. Nga votimi, Viktor Duro siguroi 124 vota, duke u konfirmuar sërish në detyrë si kryetar i degës, ndërsa Nikolla Papajani mori 80 vota.

Procesi i zgjedhjeve u zhvillua në mënyrë të qetë në të dyja këto degë, pa u shënuar asnjë problematikë apo incident gjatë votimit dhe numërimit të votave.

Happening now...