Zbulim surprizë në familjen e Cher, këngëtarja mëson se është bërë gjyshe pas 15 vitesh
Një histori e pazakontë dhe emocionale ka dalë së fundmi në dritë, duke përfshirë ikonën e muzikës botërore, Cher. Këngëtarja legjendare ka zbuluar se është gjyshe e një vajze 15-vjeçare, një lajm që, sipas saj, erdhi si një surprizë e plotë pas shumë vitesh.
Bëhet fjalë për Ever, një vajzë e lindur në vitin 2010 nga marrëdhënia mes djalit të Cher, Elijah Blue Allman, dhe ish-modeles Kayti Edwards. Historia u bë publike përmes një interviste të Edwards për The Sun, ku ajo rrëfeu detaje të pathëna më parë mbi këtë lidhje dhe jetën e vajzës së tyre.
Sipas saj, Elijah ishte në dijeni të shtatzënisë që në fillim, por nuk e pranoi kurrë zyrtarisht atësinë. Për pasojë, Kayti e rriti Ever e vetme, ndërsa marrëdhënia e vajzës me të atin ka qenë minimale. “Ai vinte çdo dy ose tre vjet, por vetëm e përshëndeste,” ka treguar ajo, duke përshkruar një lidhje të largët dhe të ftohtë.
Historia bëhet edhe më komplekse për shkak të problemeve personale të Elijah Blue Allman, i cili prej vitesh ka luftuar me varësinë nga substancat. Në vitin 2021, ai pësoi një mbidozë dhe, sipas raportimeve, i rrëfeu bashkëshortes së tij, Mariangela King, se dëshironte të “kompensonte” mungesën në jetën e vajzës. Megjithatë, ajo nuk e besoi këtë pretendim, duke sugjeruar se Ever mund të ishte vajza e partnerit aktual të Kayti-t.
Pas një tjetër mbidoze në vitin 2023, Elijah u rikthye sërish në jetën e tyre, duke rindezur diskutimet dhe thashethemet rreth ekzistencës së vajzës. Këto zëra arritën deri te Cher, e cila vendosi të kërkonte të vërtetën.
Momenti kyç ishte një telefonatë mes këngëtares dhe Kayti Edwards. “Ajo më pyeti nëse ishte e vërtetë dhe më duhej ta rrëfeja,” tregoi Edwards. Sipas saj, Cher kishte dëgjuar diçka të tillë që në vitin 2021 nga djali i saj, por nuk ishte e sigurt nëse bëhej fjalë për diçka reale apo thjesht fjalë.
Kur e mësoi të vërtetën, reagimi i Cher ishte i menjëhershëm dhe plot emocion. “Më në fund jam bërë gjyshe!” mësohet të ketë thënë ajo, duke e pritur lajmin me gëzim dhe duke hapur një kapitull të ri në jetën e saj personale.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128