Raporti vjetor i SPAK, Klodjan Braho raporton nesër para Këshillit të lartë të Prokurorisë

2026-04-26 21:13:30 / AKTUALITET ALFA PRESS
Raporti vjetor i SPAK, Klodjan Braho raporton nesër para Këshillit

Kreu i SPAK, Klodjan Braho do të dalë të hënën para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të raportuar mbi raportin vjetor të  institucioni që ai drejton.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizon ditën e Hënë, datë 27.04.2026, ora 10.00 seancën dëgjimore me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Klodjan Braho, i cili do të paraqesë raportin e punës për vitin 2025.

Ky raportim bëhet në kuadër të detyrimit ligjor parashikuar në nenin 105, të Ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për të raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë lidhur me ecurinë e veprimtarisë së këtij institucioni”, thuhet në njoftimin e KLP.

Braho u zgjodh në krye të SPAK në 11 dhjetor të vitit të shkuar duke zëvendësuar në këtë detyrë Altin Dumanin.

Happening now...