Një javë pas arrestimit, lirohet nga paraburgimi Gjesti

Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është liruar tani nga paraburgimi një javë pas arrestimit të tij në Prishtinë.
Gjesti ishte arrestuar më herët nën dyshimin për “armëmbajtje pa leje”, ndërsa pas intervistimit ishte dërguar fillimisht në mbajtje për 48 orë. Më pas, ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë. Sipas dyshimeve të ngritura, ai akuzohej për disa vepra penale, përfshirë “Kanosje”, “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Megjithatë, burime bëjnë të ditur se pas një jave qëndrimi në paraburgim, ndaj tij është ndryshuar masa e sigurisë, duke u liruar për t’u mbrojtur në procedurë të rregullt. Rasti ndaj këngëtarit pritet të vazhdojë në organet e drejtësisë.
Klan Kosova meson se Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë sot aktvendimin për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj Gjestit, mbi një javë pasi u ndalua mbi dyshimin për incidentin te kompania Onima. Ankesa nuk e shtyn ekzekutimin e këtij vendimi, thuhet tutje në dokument.
Avokatet kanë konsideruar se në bazë të nenit 159 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, i cili përcakton parimin e proporcionalitetit në caktimin e masave të sigurisë, paraburgimi s’ka qenë masë proporcionale.
Happening now...
ideas
The loss that leaves a void
Fjala për ikjen e Namir Lapardhasë, duket e varfër!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128