Trajneri i Trabzonsporit fiksohet pas futbollistëve shqiptarë, pas Muçit kërkon ish-shokun e tij të skuadrës

2025-12-21 17:50:10 / SPORT ALFA PRESS

Trajneri i Trabzonsporit fiksohet pas futbollistëve shqiptarë, pas

Fatih Teke duket se është i fiksuar me futbollistët shqiptarë. Pas Ernest Muçit, i radhës që po kërkon te Trabzonspori është Milot Rashica.

Rashica shënoi në ndeshjen e fundit, për t’i dhënë fitoren Beshiktashit kundër Rizesporit. Në javën e kaluar ndërkohë kishte asistuar pikërisht kundër Trabzonsporit.

Hapësirat për Rashicën te Beshiktashi nuk ishin të shumta në fillimin e sezonit. 29-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Te Beshiktashi nuk do të heqin dorë lehtë. Kjo pasi kujtojmë se në vitin 2023 shpenzonin rreth 5 milionë euro për të blerë kartonin e tij.

Happening now...

ideas