Superiore/ Tre skuadra shkëputen në krye, Vllaznia në fund të renditjes pas javës së pestë

Janë zhvilluar vetëm pesë javë nga starti i sezonit të ri të Superiores, por renditja ka nisur të marrë një tjetër pamje, me tre skuadra që kanë krijuar diferencë ndaj ndjekësve.
Pas rezultateve të javës së pestë, Teuta, Dinamo dhe Egnatia kanë grumbulluar pikë të rëndësishme dhe janë shkëputur në pjesën e sipërme të klasifikimit. Diferenca me skuadrat që i ndjekin është bërë e dukshme që në këtë fazë të sezonit.
Në vendin e katërt renditet Laçi, por kurbinasit janë tashmë pesë pikë larg skuadrës që mban vendin e tretë, duke reflektuar diferencën e krijuar pas pesë javësh kampionat.
Ndërkohë, situata është krejt ndryshe në fundin e tabelës.
Partizani, Skënderbeu dhe Vllaznia, tre klube me histori dhe tituj kampionë në futbollin shqiptar, ndodhen në zonën e poshtme të renditjes dhe po hasin vështirësi në startin e sezonit.
Partizani vjen pas dy humbjeve radhazi, ndërsa as Skënderbeu dhe Vllaznia nuk kanë mundur të gjejnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
Megjithatë, me vetëm pesë javë të zhvilluara, sezoni është ende në fazat e para. Renditja pritet të pësojë ndryshime të mëtejshme në javët në vijim, por diferenca mes skuadrave të kreut dhe atyre të fundit ka nisur të bëhet gjithnjë e më e dukshme.
Po ndodh...
The "small flower" and the big problem of Rama and Berisha!
ide
It's not the Cauliflower Trust, it's the Aruba Cartel!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Innocence for the liberators, so that history is not judged!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128