“Fëmijët tanë nuk duhet të ndjehen pakicë”/ Meloni paralajmëron paketën e re për shkollat në Itali: Kufizim të nxënësve të huaj në klasa dhe ndalim të burkas e hixhabit
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka njoftuar një paketë të re masash për shkollat, e cila pritet të paraqitet së shpejti në Këshillin e Ministrave dhe që përfshin një kufi të përcaktuar me ligj për numrin e nxënësve të huaj në çdo klasë, si dhe ndalimin e burkas dhe hixhabit në institucionet arsimore. Njoftimi u bë nga Meloni gjatë festivalit Fenix, organizuar nga organizata rinore e partisë së saj, Vëllezërit e Italisë.
Sipas kryeministres italiane, paketa do të parashikojë gjithashtu që prindërit e nxënësve të huaj që përballen me probleme serioze të integrimit në shkollë të mësojnë gjuhën italiane. Meloni argumentoi se njohja e gjuhës dhe respektimi i rregullave të vendit janë pjesë e procesit të integrimit.
“Një masë do t’i paraqitet Këshillit të Ministrave që prezanton një kufi ligjor për numrin e nxënësve të huaj për klasë, u kërkon prindërve të nxënësve të huaj me probleme serioze integrimi në shkollë të mësojnë italisht dhe ndalon burkën dhe hixhabin në shkolla”, deklaroi Meloni.
Duke folur për mbulimin e fytyrës, ajo tha se në shkollë duhet të shkohet me fytyrën të zbuluar dhe se barazia mes burrave dhe grave është, sipas saj, një parim që nuk mund të negociohet.
Meloni foli gjithashtu për përbërjen e klasave, duke deklaruar se nuk është e pranueshme që nxënësit italianë të ndihen pakicë brenda klasave. Ajo e lidhi masën me objektivin e integrimit të nxënësve që vijnë nga vende të tjera dhe me mësimin e gjuhës italiane.
Kufiri prej 30%
Debati për numrin e nxënësve të huaj në klasat italiane është ngritur prej javësh nga ministri i Arsimit dhe Meritës, Giuseppe Valditara. Më 11 shtator, Valditara deklaroi se kufiri prej 30% për nxënësit e huaj për klasë ekziston aktualisht në formën e një qarkoreje administrative, por sipas tij nuk është zbatuar në mënyrë efektive. Ai tha se qeveria synon ta rregullojë çështjen me ligj dhe t’u japë zyrave rajonale të arsimit një rol më të madh në shpërndarjen e nxënësve mes shkollave.
Valditara ka argumentuar se përqendrimi i lartë i nxënësve që nuk e njohin mirë italishten në të njëjtën klasë mund të vështirësojë procesin mësimor dhe integrimin. Qeveria synon, sipas tij, të shmangë krijimin e klasave me përqendrim të lartë të nxënësve që kanë nevojë për mbështetje gjuhësore.
Masat e reja të paralajmëruara nga Meloni pritet të konkretizojnë këto propozime, ndërsa detajet përfundimtare të paketës dhe mënyra e zbatimit të kufirit për nxënësit e huaj do të përcaktohen nga qeveria italiane.
Po ndodh...
The "small flower" and the big problem of Rama and Berisha!
ide
It's not the Cauliflower Trust, it's the Aruba Cartel!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Innocence for the liberators, so that history is not judged!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128