Revolta kundër kastës politike nuk ndalet/ Mbahet sot protesta e 113-të, qëndresa vazhdon!
Tirana pritet të jetë sërish sot në fokus të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me zhvillimin e tubimit të 113-të radhazi.
Qytetarët pritet të mblidhen gjatë pasdites për të vijuar protestën dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Tubimi i sotëm zhvillohet vetëm një ditë pas protestës së 112-të, e cila u shoqërua me marshim në disa prej rrugëve të kryeqytetit dhe me thirrje kundër qeverisë.
Gjatë protestës së djeshme, qytetarët brohoritën “Edi Rama, jep dorëheqjen!”, "Rama në burg, Berisha në burg", "Arresto Ballukun, arresto Ramën!", "Ju erdhi fundi!" dhe “Shqipëria kërkon revolucion!”.
Protestuesit e konsiderojnë dorëheqjen e kryeministrit një nga kërkesat kryesore të tyre, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e qëndresës dhe pjesëmarrjen në protestat e radhës.
Protesta e 113-të pritet të nisë gjatë pasdites në Tiranë, ndërsa mbetet për t’u parë shtrirja e marshimit dhe itinerari që do të ndjekin protestuesit.
Po ndodh...
The "small flower" and the big problem of Rama and Berisha!
ide
It's not the Cauliflower Trust, it's the Aruba Cartel!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Innocence for the liberators, so that history is not judged!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128