“Të studiosh apo të mbijetosh?”/ Mijëra studentë në Greqi në protestë, kërkojnë më shumë financim për arsimin
Mijëra studentë dhe nxënës kanë protestuar në Athinë dhe Selanik, duke kërkuar më shumë financim për arsimin publik, përmirësimin e kushteve në shkolla dhe universitete, si dhe tërheqjen e reformave që, sipas tyre, rrezikojnë arsimin falas.
Protesta nisi në orën 11:00 përpara Universitetit të Athinës, nga ku demonstruesit marshuan drejt sheshit Sintagma, për t’u grumbulluar përpara Parlamentit grek, nën vëzhgimin e forcave të policisë.
Në duart e tyre mbanin pankarta me mesazhe si “Nga Greqia në Francë, luftojmë për arsimin publik falas”, ndërsa një tjetër slogan që tërhoqi vëmendjen ishte “Të studiosh apo të mbijetosh?”, i huazuar nga lëvizja e protestave të nxënësve në Francë.
Përpara Parlamentit, protestuesit shkarkuan edhe thasë me mbetje inerte, në shenjë proteste për gjendjen e amortizuar të shkollave. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për riparimin e godinave, ku raportohen çati që pikojnë, suva të rëna dhe radiatorë të prishur.
Sipas policisë, në protestat e zhvilluara në Athinë dhe Selanik morën pjesë 4 mijë persona.
Kërkesat e studentëve dhe nxënësve janë konkrete: rritje të financimit shtetëror për arsimin, inspektime dhe riparime urgjente të shkollave, punësime të përhershme për të plotësuar mijëra vende vakante në sistemin arsimor, si dhe ulje të numrit të nxënësve në klasa.
Në mbështetje të protestës, sindikata e mësuesve të arsimit të mesëm, OLME, organizoi një grevë katërorëshe, duke nisur nga ora 10:00, për t’u dhënë mundësi edhe mësuesve që t’i bashkoheshin demonstratës.
Një tjetër shqetësim madhor që ka nxitur pakënaqësinë është rritja e kostos së jetesës. Studentët thonë se qiratë kanë arritur deri në 800 euro në muaj, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë përballimin e shpenzimeve dhe vijimin e studimeve.
Për këtë arsye, sindikatat kërkojnë vendosjen e një ndihme mujore për strehimin e studentëve, si dhe kufizimin e çmimeve të qirave, me argumentin se gjithnjë e më shumë të rinj po përballen me pamundësinë ekonomike për të ndjekur arsimin.
Po ndodh...
Berisha, Rama's "Trojan Horse" for Albanians who don't love him
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
