“Nuk të duan as demokratët”, “PD s’është as aty ku e la Basha”/ Përplasje të ashpra mes gazetarëve dhe Flamur Nokës

2026-11-05 22:35:00 / POLITIKË ALFA PRESS
“Nuk të duan as demokratët”, “PD

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, i ftuar në emisionin Prime News24 është përballur me kritika nga ana e gazetarëve, në lidhje me situatën ku ndodhet Partia Demokratike.

Muka deklaroi se Partia Demokratike është aset kombëtar, por se z Noka apo persona të tjerë në PD nuk janë aset kombëtar. Muka shtoi se z Flamur Noka nuk e duan as demokratët.

Po ashtu, Noka zhvilloi debat edhe me gazetarin Poli Hoxha. Ky i fundit i tha Nokës se PD sot është më keq se në kohën e Lulzim Bashës. Ndërsa, ia ktheu, duke deklaruar se Partia Demokratike në sondazhe del mjaft mirë.

Klevin Muka: Nuk të duan, edhe demokratët nuk të votojnë. Ne nuk jemi kundër Partisë Demokratike. PD është aset kombëtar, por z Noka apo dikush tjetër në atë parti nuk janë aset kombëtar.

 

Flamur Noka: Unë nuk kam pretenduar ndonjëherë që unë jam aset kombëtar.

Klevin Muka: Po zotëri, ti thua unë do dal aty se dua unë të dal. Nuk të duan mo, edhe demokratët.

Flamur Noka: Demokratët, mos më trego ti mua demokratët.

Klevin Muka: Pse nuk të tregoj unë ty demokratët?

Flamur Noka: Demokratët më kanë zgjedhur mua. Kur të të zgjedhin ty, dakord jam unë me ty.

Klevin Muka: Demokratët, familjarët e mi nuk kanë të drejtë të të kërkojnë llogari ty? Duhet të japësh llogari.

Flamur Noka: Unë u jap llogari atyre që më votojnë, por jo përfaqësuesve të shoqatave të George Soros, që bëjnë opozitën e opozitës, për të shkatërruar sa të munden PD-në, me ato kam tjetër muhabet.

Poli Hoxha: Dje Berisha tha se do i shtrij dorën Arlind Qorit. Keni marrë një tub dhe po merrni oksigjen nga protesta.

Flamur Noka: OJQ ka në protestë, që janë 20 njerëz në protestë. Në PD nuk ka nga OJQ-të.

Poli Hoxha: Ka nga OJQ-të dhe në PD.

Flamur Noka: Po tentojnë që të na shkatërrojnë si Parti Demokratike.

Poli Hoxha: Demokratët thonë ishalla nuk shkrihet PD. Ju thoni duan të na shkatërrojnë. Ju nuk e çoni dot PD-në as tek Brava? E keni çuar mbrapa PD-në.

Flamur Noka: Ti simpantizant i Bravës je, PD do të fitojë. Sondazhi na nxjerr fitues, duke u bashkuar si opozitë.

Poli Hoxha: Është sondazh i bërë nga palë e njëanshme.

 

Po ndodh...