A i druhet Berisha një skenari serb në Shqipëri që fshin opozitën
Sali Berisha, gjatë intervistës në emisionin “Now” në Euronews Albania, u pyet mbi mundësinë e një skenari të ngjashëm me atë të Serbisë në zhvillimet politike.
Berisha hodhi poshtë çdo paralelizëm mes dy vendeve, duke e cilësuar lëvizjen serbe si një lëvizje e udhëhequr nga një sektor shtetëror siç ishte rektorati. Ai theksoi se Lëvizja Studentore në Shqipëri ka një histori tjetër dhe se protestat erdhi pas thirrjes nga kryetari i sindikatave të pavarura të universitetit.
Pjesë nga diskutimi:
Erla: I druheni një skenari serb zoti Berisha ajo që ndodhi në Serbi që lista u kthye me një alternativë politike por fshiu edhe opozitën?
Berisha: Po, po e provuan ata pikërisht ata pikërisht skenarin serb. Por një gjë të them skenari serb nuk është ky që lexohet sot. Lëvizja Studentore serbe ishte lëvizje e udhëhequr nga rektori i universitetit siç është rektori i Universitetit të Tiranës.
Dhe ai rektor që është e vërteta ishte i emëruar i Aleksandër Vuçiç. Dekantët e atyre fakulteteve ishin të emëruar të presidentit të republikës, të presidentit të Serbisë dhe ai ata udhëhoqin lëvizjen. Ajo lëvizje e udhëhequr pra nga një sektor shtetëror siç ishte rektorati, ata shkarkuan rektorin katër muaj përpara sepse doli që ai siç ishte implikuar me pasqyrën e Danubit të projektit të Alalabarit.
Dhe zgjodhën këtë zotin Sedanoviç të kardiologun e Novi Sadit. Pra ajo lëvizje kur krahason të pakrahasueshmet ndërton një piramidë mashtrimi. Asnjë lloj krahasimi me një lëvizje të jashtëzakonshme tre javore në Tiranë.
Lëvizja studentore ka historikun e vetë dhe ata që përpiqen të falsifikojnë dhe të mashtrojnë historikun e saj, ata do marrin atë që meritojnë. Ajo lëvizje, të lutem, është thirrur nga kryetari i sindikatave të pavarura të universitetit.
Ai ka njoftuar, ka thirr protestë studentore me datën 13 tetor për kërkesat që kjo sindikatë i kishte dorëzuar kohë më parë Ministrisë së Arsimit.
Po ndodh...
Berisha, Rama's "Trojan Horse" for Albanians who don't love him
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
