Dervishi ironizon përgjigjen e qeverisë ndaj krizës së jetesës: Kanye West nga fondi i emergjencës

2026-11-05 21:51:00 / POLITIKË ALFA PRESS
Dervishi ironizon përgjigjen e qeverisë ndaj krizës së

Sipas tij, ajo që ka dalë deri tani nga protestat është një reagim i fortë qytetar, i karakterizuar nga zemërimi, frustrimi dhe pakënaqësia, por jo një projekt i organizuar politik që mund të marrë përsipër drejtimin e një lëvizjeje të re.

Dervishi nënvizoi se kërkesat e artikuluara nga protestuesit nuk kanë qenë të paqarta apo të vështira për t’u përmbushur. Ai solli si shembuj çështje të ngritura edhe në raportet e Komisionit Evropian, si ligji për zonat e mbrojtura, investimet strategjike dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas gazetarit, këto kërkesa nuk do të sillnin kosto financiare për buxhetin e shtetit, ndërsa një tjetër shqetësim i drejtpërdrejtë i qytetarëve ka qenë vështirësia për të përballuar shpenzimet e jetesës.

Në këtë pikë, ai ironizoi mënyrën se si qeveria u është përgjigjur shqetësimeve ekonomike, duke iu referuar shpenzimit të fondeve publike për Kanye West.

“Unë besoj se jemi shumë larg idesë së një organizimi të mirëfilltë dhe të prodhimit të një alternative nga sheshi. Sheshi ka prodhuar zemëratë, sheshi ka prodhuar revoltë, ka prodhuar frustracion, ka shumë diversitet dhe mesazhi ka qenë ‘ndryshoni’”, u shpreh Dervishi.

Ai shtoi se kërkesat për ndryshim lidhen me vendimmarrje konkrete, ndërsa përballë vështirësive ekonomike të qytetarëve përgjigjja e dhënë, sipas ironisë së tij, ka qenë financimi i Kanye West nga fondi i emergjencës.

Po ndodh...