VIDEO/ Autori qëllon mbi qytetarë dhe automjete, tre të vdekur nga të shtënat me armë në SHBA

2026-08-02 08:04:00 / BOTA ALFA PRESS
VIDEO/ Autori qëllon mbi qytetarë dhe automjete, tre të vdekur

Një sulm i armatosur ka tronditur qytetin Twin Falls, në shtetin amerikan të Idaho-s, ku një person hapi zjarr brenda dhe jashtë një restoranti In-N-Out, duke lënë pas tre viktima dhe disa të plagosur. 

Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ndodhi të shtunën dhe shkaktoi panik mes klientëve dhe kalimtarëve. Zëdhënësi i qytetit, Josh Palmer, konfirmoi se tre persona humbën jetën, ndërsa të paktën dy të tjerë u plagosën. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që numri i të lënduarve të rritet

Shefi i Policisë së Twin Falls, Matthew Hicks, bëri të ditur se autori i dyshuar është gjetur i vdekur, duke shtuar se nuk ka më rrezik për komunitetin. Deri tani nuk është bërë e ditur nëse ai përfshihet në bilancin e viktimave.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivin e sulmit, ndërsa identiteti i viktimave dhe i autorit nuk është bërë ende publik.

Restoranti ku ndodhi sulmi ishte hapur vetëm një javë më parë dhe ishte kthyer shpejt në një nga pikat më të frekuentuara nga banorët e zonës. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e sulmit.

 

Po ndodh...

ide

top

11:31 POLITIKË

21:41 AKTUALITET

08:00 JETË