Shok me portierin e Kombëtares, klubi i Seria A konfirmon “arratisjen”: Asnjë shpjegim

2026-08-01 17:28:00 / SPORT ALFA PRESS

Kaljari ku bën pjesë Alen Sherri ka reaguar për “arratisjen” e Sebastiano Esposito. Klubi i Seria A tregon se është larguar pa leje, ndërsa për këtë edhe priten masa në vazhdim. “Cagliari Calcio konfirmon se Sebastiano Esposito është larguar nga grumbullimi i ekipit të parë në Ponte di Legno pa autorizimin e klubit.

Lojtari, i cili deri në këtë moment nuk i ka dhënë klubit asnjë shpjegim për vendimin e tij, nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Gjermanisë për ndeshjen miqësore të së dielës kundër Union Berlin.

Klubi do të vlerësojë rrethanat e ngjarjes dhe rezervon të drejtën për të ndërmarrë çdo masë që e konsideron të përshtatshme”, shkruan Kaljari. Kartoni i 24-vjeçarit u ble nga Interi. Kontrata e sulmuesit përfundon në vitin 2030. 

Po ndodh...

ide

top

15:42 POLITIKË

22:52 BOTA