Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT në bashkinë e Tiranës

27 November 2026, 11:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT në

Kryetari i bashkise se Tiranes, Erion Veliaj ka emëruar Halit Valterin në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës, pas shkarkimit nga detyra të Rigers Sheqerit.

Sheqeri u shkarkua më 20 nëntor 2026, ndërsa në vendin e tij është emëruar Halit Valteri, ish-deputet dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Valteri do të marrë drejtimin e institucionit që ka në kompetencë kontrollin e territorit, inspektimin e ndërtimeve dhe evidentimin e shkeljeve në fushën e zhvillimit urban në kryeqytet.

Emërimi i tij vjen pas ndryshimeve në drejtimin e këtij institucioni të Bashkisë së Tiranës.

Po ndodh...