Flamur Noka dhe Tritan Shehu pasi ripërtërijnë PD e Gjirokastrës, kërkojnë Qeveri Teknike!

27 September 2026, 12:32 / POLITIKË ALFA PRESS
Flamur Noka dhe Tritan Shehu pasi ripërtërijnë PD e

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht turin e saj mbarëkombëtar, me fokus ripërtëritjen, organizimin dhe forcimin e strukturave të partisë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka së bashku me deputetin e zonës i dalë nga lista e mbyllur, Tritan Shehu, zhvilluan takimin e parë të këtij turi në qytetin e Gjirokastrës, ku u takua me drejtuesit lokalë, strukturat dhe anëtarësinë demokrate.

Në qendër të takimit ishte organizimi i brendshëm i partisë, mobilizimi i bazës dhe analiza e situatës politike në vend. Noka kërkoi angazhim më të madh të strukturave dhe ngritjen e Partisë Demokratike në lartësinë e detyrës përballë sfidave politike që po përballet Shqipëria.

Gjatë fjalës së tij, Noka e cilësoi situatën aktuale politike dhe ekonomike tejet dramatike, duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për një sërë skandalesh dhe për mungesë përgjegjësie ndaj qytetarëve, ndaj dhe kërkoi urgjentisht Qeveri Teknike.

“Sot Edi Rama dhe qeveria e tij janë kthyer në një problem të madh për vendin, ku skandalet që prodhohen çdo ditë dëshmojnë mungesën e çdo sensi morali dhe përgjegjësie”, u shpreh Noka.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së deklaroi se qeverisja aktuale dhe lidhjet që ekzistojnë me krimin e organizuar përbëjnë një barrë të rëndë për vendin. Ai akuzoi mazhorancën se ka dëmtuar funksionimin e institucioneve dhe se qytetarët po përballen me pasoja të situatës politike dhe ekonomike.

Një tjetër pikë e rëndësishme e mesazhit të Nokës ishte nevoja për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Sipas tij, krijimi i një qeverie teknike përbën zgjidhjen e propozuar nga opozita për të garantuar një proces zgjedhor të besueshëm dhe për t’i dhënë fund kapjes së institucioneve.

Noka kërkoi gjithashtu forcimin e organizimit të opozitës në të gjithë vendin, duke e paraqitur turin si një proces që nuk do të kufizohet vetëm në takime me strukturat, por do të shërbejë edhe për analizimin e situatës në çdo degë dhe për mobilizimin e anëtarësisë.

“Misioni i Partisë Demokratike është të ngrihet në lartësinë e detyrës për t’u bërë ballë sfidave të kohës, për t’u forcuar dhe për t’i dhënë vendit një drejtim të ri politik”, ishte mesazhi i përcjellë nga Noka.

Turi mbarëkombëtar do të vijojë në degët e PD-së në të gjithë Shqipërinë. Në fokus do të jenë riorganizimi i strukturave, forcimi i lidhjes me anëtarësinë, analiza e situatës politike dhe përgatitja e opozitës për aksionin e ardhshëm politik.

Po ndodh...

ide