Furnizonin me drogë shkollat e Tiranës/ Mes të arrestuarve edhe një ish-efektiv policie
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni policor “Shkolla të Pastra” i finalizuar nga policia e Tiranës, ku u goditën disa grupe dhe u arrestuan 31 persona.
Dyshohet se lëndë narkotike shpërndahej në disa gjimnaze të kryeqytetit, mes tyre “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi” dhe Gjimnazi Profesional Ekonomik.
Shpërndarësit dyshohet se ua ofronin lëndët narkotike edhe të miturve që frekuentonin këto institucione arsimore.
Një prej personave të arrestuar është Ferit Xhani, i njohur edhe me nofkën “Luzi”. Sipas të dhënave të bëra publike, ai dyshohet se kishte rolin e furnizuesit brenda aktivitetit të grupeve.
Xhani është person i njohur më herët për policinë, pasi rezulton me precedentë penalë për vepra të lidhura me narkotikët dhe plagosjen.
Një tjetër emër i përfshirë në hetime është Engrid Henaj, ish-efektiv policie. Sipas të dhënave të publikuara për operacionin, Henaj dyshohet se kishte një rol të rëndësishëm në aktivitetin e grupeve. Henaj ishte përjashtuar nga radhët e Policisë disa vite më parë, pasi ishte arrestuar nën dyshimin për vjedhje.
Po ndodh...
Një Letër e hapur drejtuar Ambasadorit Eric Wendt
ide
Dashuri në kohën e kolerës, në shtetin e Ramës!
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128