Ndahet nga jeta fotoreporteri italian që dokumentoi mbërritjen e anijes “Vlora” në Bari

26 September 2026, 23:18 / JETË ALFA PRESS

Ndahet nga jeta fotoreporteri italian që dokumentoi mbërritjen e

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin përmes fotografive të disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së qytetit të Barit dhe Pulias gjatë pesë dekadave të karrierës së tij.

Mes pamjeve më të fuqishme të realizuara prej tij janë fotografitë e 8 gushtit 1991, kur anija Vlora mbërriti në portin e Barit me rreth 20 mijë qytetarë shqiptarë në bord, në një nga episodet më dramatike të eksodit shqiptar drejt Italisë.

Fotografitë e Turi-t dëshmojnë përmasat e jashtëzakonshme të atij momenti historik, duke fiksuar mijëra shqiptarë të mbledhur në port dhe në anijen Vlora, pamje që u bënë ndër imazhet më të njohura të eksodit të vitit 1991.

Luca Turi ka punuar edhe si fotoreporter i ANSA-s, duke dokumentuar për dekada zhvillimet dhe jetën e Barit.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga ANSA, e cila e ka cilësuar atë një fotograf të madh dhe dëshmitar autentik të historisë së afërt të Barit dhe Pulias.

Kryebashkiaku i Barit, Vito Leccese, e ka vlerësuar Turi-n si një figurë të rëndësishme për komunitetin, duke theksuar se me ndarjen e tij nga jeta qyteti humb një fotograf të madh dhe një dëshmitar autentik të historisë së tij të kohëve të fundit.

Fotografitë e Vlorës dhe të mijëra shqiptarëve që mbërritën në Bari më 8 gusht 1991 mbeten një dëshmi vizuale e një prej momenteve më të rëndësishme të historisë së emigracionit shqiptar.

Po ndodh...

ide