"Shkova bashkë me Argitën"/ E akuzoi se ka kaluar nga zyra e Agasit, Berisha "zbythet" ndaj ministres Ismaili: Ishte deklaratë politike!
Gjatë bashkëbisedimit online me ndjekësit e tij në FB këtë të shtunë, kreu i PD Sali Berisha, ka folur edhe për replikat me ministren e Shtetit Erjona Ismaili të cilat nisën gjatë seancës parlamentare ditën e enjte.
Atë ditë Berisha nëpërmjet një pyetje retorike, eakuzoi ministren Ismaili se, për tu bërë deputete kishte kaluar nga zyra e Ergys Agasit. Më pas ka ardhur edhe kundërpërgjigjia e ministres dhe deputetes, nëpërmjet vetëm një fjalia në faqen e saj zyrtare në FB, pasi ka shpërndarë fjalimin në parlament i cili shkaktoj akuzën e Berishës: Këtu flas për zyrën e Agasit, ku shkova bashkë me Argitën!
Dy ditë më pas, gjatë bashkëbisedimit në FB këtë të shtunë, Berisha është "zbythur" nga akuza e rëndë ndaj Erijin Ismailit duke shpjeguar se, deklarata e tij nuk ka pasur asnjë kuptim tjetër, përveçse politik!
BERISHA: Lidhur me atë zonjën. Paska bërë një koment ajo, nuk ka pasur asnjë kuptim tjetër fjala ime përveçse politik.
Po atyre u shkon mendja mbarë e mbrapsht e pastaj m’i veshin mua ato që unë s’i them.
Jo, sepse atje shkonin ministrat e i thoshin: 'na e ndërro pak ministrinë'.
Pra, kur flas për zyrën e Agasit, në parlament dhe kudo, unë flas për angazhimin e tij të tmerrshëm në politikë. Këto janë. Gjiknuri? Po ka qenë Gjiknuri.
Një javë shkon në Batoped, në Athos, për të larë gjynahet atje. Nga ana tjetër shkon e futet në zyrën e Agasit.
Atje është shumica. Aty kanë qenë, aty diskutohej e tërë politika, ministrat e brendshëm, aty shkarkoheshin.
Po, po. Shumë e vërtetë.
Ndaj dhe ka vetëm një zgjidhje, vendosni Edi Ramën para drejtësisë.
Nuk ka luftë kundër kriminalitetit të vërtetë në qoftë se Edi Rama nuk shkon në bankën e të akuzuarit./Alfapress.al
Po ndodh...
Një Letër e hapur drejtuar Ambasadorit Eric Wendt
ide
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
Ky vend është sakat sepse humbi shtyllën morale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128