“Fjala e Ramës në OKB ishte e turpshme”, Berisha: Nuk përmendi Kosovën dhe UÇK-në

Sali Berisha ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke e akuzuar se nuk përmendi as Kosovën dhe as Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë komunikimit të tij me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u pyet për qëndrimin e Ramës ndaj Kosovës dhe reagoi me tone të ashpra.
“Edi Rama nuk shqiptoi një herë të vetme fjalën Kosovë dhe fjalën UÇK apo lider të UÇK-së”, deklaroi Berisha.
Ai e cilësoi fjalimin e kryeministrit si “të turpshëm” dhe tha se Rama, sipas tij, i kushtoi pjesën kryesore të fjalës së tij çështjeve të tjera.
Berisha akuzoi gjithashtu Ramën për qëndrimin e tij ndaj zhvillimeve politike në Kosovë dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nuk ka asnjë parti në Kosovë kundër Shqipërisë, por ka një kryeministër në Shqipëri kundër Kosovës”, u shpreh kreu i PD-së.
Po ndodh...
Një Letër e hapur drejtuar Ambasadorit Eric Wendt
ide
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
Ky vend është sakat sepse humbi shtyllën morale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128