Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, gjashtë persona nën rrënoja, mes tyre tre shqiptarë

Tre shtetas shqiptarë dyshohet se ndodhen ende nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Athinë, pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi zonën e Plakës një ditë më parë.
Gjashtë persona dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet në vendngjarje.
Shpërthimi ndodhi pak para orës 08:00, në një ndërtesë të vjetër dykatëshe në rrugën “Lysikratous”, përballë Shtyllave të Zeusit Olimpik. Forca e shpërthimit shkaktoi shembjen e godinës, ndërsa një kalimtar mbeti i plagosur lehtë nga copëzat e materialeve të shpërndara.
Pas ngjarjes, ekipet zjarrfikëse ndërhynë edhe në një godinë pranë vendit të shpërthimit, ku arritën të nxjerrin dy gra, njëra prej tyre e moshuar.
Të dyja u transportuan në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku morën ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në ndërtesën e shembur. Ekipet po punojnë mes rrënojave për të lokalizuar personat që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar, mes tyre edhe tre shtetasit shqiptarë.
Po ndodh...
Një Letër e hapur drejtuar Ambasadorit Eric Wendt
ide
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
Ky vend është sakat sepse humbi shtyllën morale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128