UEFA ngre alarmin për merkaton: "Flluska" e Premier League po rrezikon futbollin europian

UEFA ka ngritur shqetësime për rritjen e shpejtë të shpenzimeve në merkaton europiane të futbollit, duke paralajmëruar për rreziqet që mund të sjellë ky model për qëndrueshmërinë financiare të klubeve.
Sipas raportit vjetor të UEFA-s, shpenzimet totale në merkaton e fundit verore kaluan për herë të parë shifrën e 10 miliardë eurove. Kjo përbën një rritje prej 8% krahasuar me vitin 2025 dhe 43% më shumë se në vitin 2019.
Klubet angleze kanë një rol dominues në këtë treg, duke përbërë pothuajse gjysmën e shpenzimeve totale. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave qarkullon brenda vetë futbollit anglez, duke krijuar një diferencë të madhe me kampionatet e tjera europiane.
Sipas UEFA-s, kjo ka krijuar një treg me “shpejtësi të dyfishtë” dhe ka thelluar polarizimin financiar mes kampionateve.
Andrea Traverso, përgjegjës për sektorin financiar në UEFA, ka paralajmëruar se rritja e vazhdueshme e vlerave të transferimeve po krijon një model gjithnjë e më të brishtë.
Klubet angleze paguajnë mesatarisht rreth 24 milionë euro për një lojtar, ndërsa në kampionatet e tjera kryesore europiane kjo shifër është nën 5 milionë euro.
Një tjetër shqetësim lidhet me mënyrën e pagesës së transferimeve. Shumë prej tyre kryhen me këste, duke rritur borxhet dhe varësinë e klubeve nga të ardhurat e ardhshme.
Sipas Traversos, modeli aktual po mbështetet gjithnjë e më shumë te rritja e vlerave të lojtarëve dhe likuiditeti i tregut. Një korrigjim i fortë i çmimeve mund të ekspozojë klubet që kanë bërë investime të mëdha gjatë viteve të fundit.
Megjithatë, raporti i UEFA-s evidenton edhe një tregues pozitiv. Sezonin e kaluar, stadiumet europiane regjistruan një rekord prej 242 milionë spektatorësh.
Premier League kryeson edhe për numrin e tifozëve në stadiume, me 15.8 milionë të pranishëm, e ndjekur nga kampionatet e Gjermanisë, Spanjës dhe Italisë.
Po ndodh...
Një Letër e hapur drejtuar Ambasadorit Eric Wendt
ide
Shteti shqiptar në agoni, Vlora Hyseni ja bëri fora!
Ështe integriteti, o budalla!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128