Trump dhe Xi do të takohen sërish, tre takime brenda tre muajsh pas bisedimeve në Washington

25 September 2026, 22:40 / BOTA ALFA PRESS
Trump dhe Xi do të takohen sërish, tre takime brenda tre muajsh pas

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, pritet të zhvillojnë tre takime brenda tre muajve të ardhshëm, nëse nuk do të ketë zhvillime të paparashikuara.

Pas largimit të Xi Jinping nga Uashingtoni drejt Pekinit, Trump bëri të ditur se takimi i radhës mes dy liderëve do të zhvillohet në nëntor në Kinë, në qytetin Shenzhen, në kuadër të samitit të APEC-ut.

Një tjetër takim është planifikuar për në dhjetor, gjatë samitit të G20-ës, i cili do të zhvillohet në Florida.

Trump e vlerësoi si të suksesshme vizitën e Xi Jinping në Uashington gjatë kësaj jave, duke deklaruar se në bisedimet mes dy liderëve u arrit shumë.

 

Takimet mes presidentit amerikan dhe atij kinez u zhvilluan në një kohë kur marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha në botë mbeten të fokusuara te tregtia, inteligjenca artificiale dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

 

Po ndodh...

ide