Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

25 September 2026, 19:28 / AKTUALITET ALFA PRESS
Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i

Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve vijon ditën e sotme me procesin e zgjedhjes së tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Për dy kandidaturat e propozuara nga Gjykata e Lartë, rezultati i votimit solli një barazim. Gjyqtari Sandër Simoni dhe gjyqtarja Arbena Ahmeti morën të njëjtin numër votash, nga 179 vota secili.

Përballë barazimit, vendimi u përcaktua përmes shortit me gogla, i cili nxori fitues Sandër Simonin.

Ndërkohë, procesi i zgjedhjes vijon për dy anëtarët e tjerë të KLGJ-së, të cilët propozohen nga gjykatat e shkallëve të tjera.

Zgjedhja e anëtarëve bëhet në kuadër të përcaktimit të përfaqësuesve të rinj të gjyqësorit në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Po ndodh...

ide