Von der Leyen nis turneun në Ballkan, të mërkurën vjen në Shqipëri! Anashkalon Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta nisë javën e ardhshme turneun e saj në Ballkan me një vizitë në Shqipëri.
Sipas agjendës së bërë publike nga Komisioni Evropian, Von der Leyen do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë, ku do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama.
Të enjten, shefja e Komisionit Evropian do të vizitojë Kosovën. Ajo pritet të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Komisioni Evropian nuk ka bërë të ditur temat që do të diskutohen gjatë këtyre takimeve.
Pas Kosovës, Von der Leyen do ta vazhdojë turneun në Mal të Zi dhe do ta mbyllë vizitën rajonale në Maqedoninë e Veriut.
Agjenda u konfirmua nga zëdhënësi i Komisionit Evropian, Olof Gill, gjatë konferencës së përditshme për mediat.
Në këtë turne, Von der Leyen nuk do të vizitojë Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Sipas njoftimit, këto dy vende janë lënë jashtë itinerarit për shkak të zgjedhjeve të ardhshme që do të zhvillohen atje.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Shteti shqiptar në agoni, Vlora Hyseni ja bëri fora!
Ështe integriteti, o budalla!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128