FOTO/ Protesta kundër Ramës, pankartat: Me SHISH e me polici, nuk e mbani dot këtë tirani

25 September 2026, 20:04 / POLITIKË ALFA PRESS
FOTO/ Protesta kundër Ramës, pankartat: Me SHISH e me polici, nuk e

Vijon sot protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cila shënon ditën e 118-të.

Qytetarët kanë vijuar tubimin me pankarta dhe slogane kundër qeverisë, duke shprehur kritikat e tyre ndaj situatës politike dhe institucionale në vend.

Një nga pankartat e protestuesve shkruan: ‘Me SHISH e me polici, nuk e mbani dot këtë tirani.’

Një tjetër pankartë i referohet situatës në shëndetësi dhe i drejtohet SPAK-ut me thirrjen:

‘Shëndetësia ra, fiktiviteti u pa! SPAK mos rri, por vepro, hajdutët na i ndëshkoi.’

Po ndodh...

ide