Macron jep alarmin për Rusinë: Përgatitje për të mobilizuar 300 mijë trupa të tjera për luftën

26 September 2026, 09:03 / BOTA ALFA PRESS

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se së fundmi, ka disa sinjale se Rusia po përgatitet të mobilizojë 300 mijë trupa te reja për luftën në Ukrainë, duke e cilësuar si një mobilizim pas zgjedhjeve.

I pyetur në lidhje perspektivën e një raundi të mëtejshëm të mobilizimit rus, Macron Deklaroi se informacioni ka ardhur nga shërbimet e inteligjencës dhe është e qartë se Rusia do ta ndërmarë këtë veprim.

“Ka pasur disa raporte të ndara nga shërbimet e inteligjencës evropiane dhe amerikane, si dhe nga miqtë tanë ukrainas. Zgjedhjet janë zhvilluar. Tani është e qartë se Rusia do ta bëjë këtë. Pyetja është nëse do ta shpallë publikisht apo do ta zhvillojë pa një njoftim zyrtar”, tha presidenti francez.

Po ndodh...

ide