Aksioni i SPAK kundër grupit Rraja/ Shkon në 17 numri i të dyshuarve! Indrit Dokle i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge

Të dhëna të reja kanë dalë në dritë lidhur me operacionin e koduar “Muri i Lartë”, ku hetimet e ndjekura nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Adnand Xholi, kanë zbuluar lidhje të ngushta me grupin kriminal të Rrajave. Me lëshimin e urdhërarresteve të fundit ndaj Bledar Cafit dhe Indrit Dokles, numri i të dyshuarve që përballen me masa sigurie në këtë dosje ka arritur në 17 persona.
Në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Posaçme ka firmosur një masë të re sigurie “Arrest me burg” për shtetasin Endrit (Indrit) Dokle. Ndaj tij janë ngritur akuza për trafik ndërkombëtar të kokainës.
Dokle nuk u gjet gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij gjatë operacionit “Muri i Lartë”.
Hetimet e udhëhequra nga prokurori Xholi kanë dokumentuar aktivitetin e grupit të Rrajave në trafikun e lëndëve narkotike dhe veprat e lidhura me krimin e organizuar. Përfshirja e emrave si Bledar Cafi, i arrestuar në Shkodër, dhe Indrit Dokle tregon për shtrirjen e këtij rrjeti në disa qarqe të vendit dhe jashtë tij.
Po ndodh...
Një Letër e hapur drejtuar Ambasadorit Eric Wendt
ide
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
Ky vend është sakat sepse humbi shtyllën morale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128