Grida Duma komenton Big Brother: Fitorja e Ilir Shaqirit është një shembull i mirë
Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma e ftuar në emisionin ‘Open’ ka folur për “Big Brother VIP” , dhe fitoren e balerinit Ilir Shaqiri.
Ajo tha se fitorja e Ilirit, sipas saj ishte një shembull i mirë.
“Është një lloj tifozerie, marrje anë dhe militantizmi karakterial, domethënë lidhen me karakterët e individëve. Politika shfaqet jo vetëm larg shijeve por shqisave. Mënyra e të folurit në politikë, brenda përsëritjes e ka varfëruar atraktivitetin e politikës. Normaliteti jetësor i tyre, për mua, ç’mitizimi i personit VIP ishte i nevojshëm. Dhe në komunikimin publik e mediatik, njerëzit ende nuk e kanë fituar lirshmërinë e vërtetë. Kur ç’mitizohet kjo nga personazhe që i sheh nga Instagrami dhe media, vërtetësia preket më shumë. Shqipëria po kërkon fjalën e vërtetë, të rehatshme e të lirë. Ne kemi hyrë në një problematikë të madhe se përpiqemi shumë të lexojmë. Në raport me aq sa i kam parë, i kam parë më shumë me sytë e të tjerëve dhe është shembull i mirë fitorja e Ilir Shaqirit. Nuk mund të mos shoh dhe palën tjetër në fakt, mbështetësit e Donaldit,”- tha Duma ndër të tjera.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
