Hijet e misterit të përplasjeve Cristiano Ronaldo-Jorge Jesus! Prapaskenat e sherrit te kombëtarja portugeze

Cristiano Ronaldo mori avionin për në Madrid dhe u largua nga kombëtarja e Portugalisë. Kjo është prapaskena e treguar nga Piers Morgan në podcastin e ti, duke sjellë atë që në fakt përbën versionin e futbollistit në të gjithë këtë ngjarje.
MARRËVESHJET- Çështja, sipas Morgan, nuk ishte kurrë dëshira e Ronaldos për të luajtur çdo ndeshje, përkundrazi. ‘Nuk ka menduar dhe as pretenduar kurrë të jetë titullar e aq më pak të luajë të gjitha ndeshjet-shpjegon gazetari britanik-Problemi ishte më i thjeshtë; donte vetëm të respektoheshin akordet’. Dhe marrëveshja e parë, mësohert se kishte të bënte me ndeshjen ndaj Uellsit; Cristiano Ronaldo do të luante të 90 minutat, por u zëvendësua pas 67 minutave lojë, një vendim që nuk i pëlqeu aspak.
Pastaj ishte pakti i ri dhe paqja e përkohshme: ‘Jesus i garantoi 30 minuta në garën pasardhëse’-gjithnjë sipas Morgan. Dhe Ronaldo pranoi. Por në sfidën kundër Norvegjisë , kapiteni qëndroi në pankinë, bëri nxemjen, priti momentin e tij, por nuk hyri në lojë. dhe në këtë moment, sipas versionit të treguar, çështja përfundimisht nuk është thjesht vetëm teknike. ‘Besoi në atë që iu tha, por pas gënjeshtrës së radhës, u ndje i tradhtuar-vijon Morgan.
Por ajo që e bën akoma më delikate këtë histori është ajo çfarë ndodhi larg telekamerave. ‘Jorge Jesus i kërkoi ndjesë privatisht dhe për këtë është dëshmitar edhe Pedro Proença-thotë Morgan duke konfirmuar zërat e ditëve të fundit
MENAXHIMI-Më pas është krahasimi me të kaluarën. Gazetari britanik e përkufizon Jorge Jesus një lloj ‘Ten Hag portugez’ duke iu referuar mënyrës se si holandezi e menaxhoi raporter me kapitenin e kombëtares portugeze.
Dy trajnerët, ndonëse të ndryshëm, kanë si emërues të përbashkët një dinamikë të ngjashme; raportet e krisura me Ronaldon që i ka perceptuar vendimet e tyre si mungesë respekti. Sepse përtej minutave të aktivizimit dhe zgjedhjeve teknike, gjithçka rrotullohet rreth fjalës së dhënë. Dhe kur kjo nuk ndodh, Ronaldos nuk i mbetet gjë tjetër veçse fraza më klasike: ‘Vafsh në djall’.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
