I hasin në rrugë, protestueset përplasen me Iris Luarasin dhe Sara Milen: Hajdutë…

29 October 2026, 15:10 / POLITIKË ALFA PRESS

I hasin në rrugë, protestueset përplasen me Iris Luarasin dhe

Pas përfundimit të seancës plenare, një grup vajzash iu drejtuan me thirrje deputeteve socialiste Iris Luarasi dhe Sara Mila, teksa ato po largoheshin nga salla e Kuvendit.

“Hajdutë! Kartonat e Ramës! Ministria e Arsimit, ikni me vrap sa më parë”, ishin thirrjet e protestuesve pas një seance tjetër plenare, e shoqëruar me tensione të shumta.

Gjatë seancës së sotme, deputetët demokratë bllokuan foltoren, goditën tavolinat dhe ngritën pankarta në mbështetje të protestës së studentëve, duke kundërshtuar zhvillimin normal të punimeve parlamentare. Situata u përshkallëzua me ndezjen e flakadanëve dhe tymueseve në sallë, ndërsa Garda e Republikës ndërhyri duke krijuar një kordon përpara deputetëve të opozitës.

Po ndodh...