“Jemi lodh me ty!”/ Bisedat tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe policit, viktima këmbëngulte për urdhër-mbrojtje dhe efektivi e injoronte

29 October 2026, 15:03 / KOSOVA ALFA PRESS

“Jemi lodh me ty!”/ Bisedat tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe

Edhe pse janë bërë katër ditë nga vrasja e rëndë e Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja në Pejë që u vra me sëpatë nga kunati i saj Albert Sylaj, të tjera detaje tronditëse kanë dalë në pah nga neglizhenca e institucioneve shtetërore karshi viktimës.

Një audio-incizim i publikuar së fundmi nga mediat kosovare zbulon se si efektivi i Policisë Faruk Muçolli injoronte kërkesat e Arlindës për urdhër-mbrojtje dhe për të zbuluar gjendjen shëndetësore të djalit të saj.

Përmes një komunikimi të kryer mes tyre ku Arlinda shfaqet duke kërkuar të drejtën për gjendjen e rënduar shëndetësore të djalit të saj, efektivi e pason përgjegjësinë te të tjerët duke thënë se nuk ka si të veprojë pasi akoma nuk ka marrë kërkesë me shkrim nga ana e 49-vjeçares.

Teksa Arlinda këmbëngul për të marrë udhër-mbrojtje që të kujdeset për djalin e saj të mitur, efektiv Faruku i thotë se nuk e ka me detyrim që të merret me të.

“Sa herë më thirr inspektorati unë i them le të paraqet ankesë me shkrim. Të kam thënë edhe atë ditë unë s’jam i obligum me u marrë me ty se kam obligime, sa herë po vjen pe lyp Farukin, po të del Faruki. Nuk jam i obligum, bindu se nuk jam.”, i thotë efektivi Arlindës.

Pjesë nga biseda mes Arlindës dhe efektivit të Policisë:

Arlinda Zekaj: Unë jam e interesuar, kur e pash djalin që është shkatërruar shëndeti mendor i djalit tem, s’keni vepru kurrgjë.

Faruk Muçolli: Sa herë shkove në Inspektorat ti për këtë situatë?

Arlinda Zekaj: Edhe miliona herë. Edhe flej aty.

Faruk Muçolli: A ke paraqitë kërkesë ndaj neve? A ke paraqit?

Arlinda Zekaj: Nuk di unë, jo s’di unë.

Faruk Muçolli: Nuk din? Sa herë më thirr inspektorati unë i them le të paraqet ankesë me shkrrim. Të kam thënë edhe atë ditë unë s’jam i obligum me u marrë me ty se kam obligime, sa herë po vjen pe lyp Farukin, po të del Faruki. Nuk jam i obligum, bindu se nuk jam.

Arlinda Zekaj: Faruk unë jam lodhë, duhet me zbatu aktvendimin, kaq shumë e thjeshtë është.

Siç kemi raportuar dhe dje, pas dy ditësh në kërkim për vrasjen e kunatës së tij Arlinda Zekaj, është vënë në pranga autori Albert Sylaj. Vetëm tetë orë pasi familja Zekaj i dha mbrëmë lamtumirën e fundit vajzës së tyre, autori i krimit të rëndë u vu në pranga pavarësisht rezistencës së tij për të mos u dorëzuar.

Po ndodh...