Rama i jep imunitet nga SPAK guvernatorit dhe zyrtarëve të BSH-së, ndryshon ligjin pas hetimeve për skandalin e mikrokredive

29 October 2026, 15:02 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama i jep imunitet nga SPAK guvernatorit dhe zyrtarëve të

Mes tensioneve, flakadanëve dhe përplasjeve, kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste bënë çmos që të miratojnë sot ligjin për t'i dhënë imunitet zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë përballë prokurorisë dhe SPAK që po heton skandalin e mikrokredive. Teksa refuzonin të trajtonin kërkesat dhe dhunën ndaj të rinjve, Edi Rama u fut në seancë mes tymit, Belinda Balluku la në pritje gati 30 minuta kolegët dhe Milva Ekonomi u mor nga Spitali në seancë me qëllim plotësimin e votave të nevojshme që ky ligj të kalonte me urgjencë për t'i dhënë imunitet deputeti guvernatorit Gent Sejko dhe zyrtarëve të lartë të Bankës së Shqipërisë.

Pas hetimeve të SPAK për skandalin e mikrokredive dhe sekuestrimit të pajisjeve celulare dhe kompjuterave te zyrtarët e Bankës së Shqipërisë, të dyshuar si të implikuar në këtë skandal, Kryeminisri Edi Rama dhe qeveria e tij, kanë miratuar me urgjencë një ligj që mbron me imunitet hetimin e zyrtarëve të bankës së Shqipërisë.

Pasi plotësuan 84 vota, socialistët votuan ligjin e ri “për Bankën e Shqipërisë”, i cili u soll me urgjencë në Kuvend vetëm pak ditë më parë.

Por çfarë parashikon ky ligj?

Pika më e rëndësishme e ndryshimeve ligjore për Bankën e Shqipërisë është Neni 72, që parashikon Mbrojtjen ligjore nhë ushtrimin e detyrës. Sipas këtij neni, pas botimit në Fletorn Zyrtare, zyrtarët më të lartë të Bankës së Shqipërisë, përfshirë Guvernatorin, marrin imunitetin e deputetit.

Në pikën 1 të nenit 72, përcaktohet se Guvernatori  nuk mund të ndalohet ose të privohet nga liria e lëvizjes dhe ajo personale nëpërmjet masave shtrënguese si dhe nuk i nënshtrohet kontrollit personal apo të banesës për vepra penale që lidhen me ushtrimin e detyrës. Ndërkohë në pikën dy, ligji detyron prokurorin që kryen hetimet, që t'i drejtohet Kuvendit për për imunitetin e zytarëve të Bankës së Shqipërisë për masat e sigurisë, apo kontrollin personal dhe hetime të tjera.

Pas miratimit të ligjit, Edi Rama u largua në Kuvendi, ndërsa pas tij ikën edhe Milva Ekonomi e cila do të rikthehet në spital për të vijuar trajtimin shëndetësor. edhe Belinda Balluku, e cila të mërkurën u njoh me 13 akuza nga SPAK, përfshi korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë, pasi votoi ligjin për imunitetin e zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë, u largua nga Kuvendi./Syri Tv

Po ndodh...